Ambasada italiane promovon Përmetin
Written by rt on 08/07/2019
Ambasada italiane në Tiranë ka promovuar bukuritë natyrore të Përmetit. Ajo fton të gjithë qytetarët të vizitojnë qytetin. Sipas statusit të ambasadës, Përmeti është zgjedhja ideale për një fundjavë plot me aventura në qiell të hapur dhe ushqim të mirë. “Vetëm pak kilometra larg qytetit mund të vizitoni kanionet e famshme të Langaricës, vaskat e Benjës apo parkun kombëtar Bredhi i Hotovës” ka shkruar ambasada.