Prezantohen standartet e sektorit te turizmit ne qytetin e Beratit.

Written by on 13/04/2019

Agjencia Kombëtare e Turizmit organizoi “Tryezë Rajonale Multi-aktor”, me tematikë “Prezantimi i Kuadrit Ligjor mbi Turizmin dhe Standartet e Sektorit” në qytetin e Beratit. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Shqipëri, Udhëto në Mënyrën Tënde: Menaxhimi Multi – Aktor i Integruar i Turizmit Rural dhe Kulturor në Qarqet e Gjirokastrës dhe Beratit” Qellimi I kesaj tryeze ishte rritja e ndërgjegjësimit, bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional ndërmjet bashkive, agjencive ligjzbatuese në nivel qëndror dhe vendor, si dhe mbështetja e institucioneve për bizneset private që operojnë në fushën e turizmit. Gjatë takimit të pranishmit, diskutuan problematikat e zonës, u informuan për zgjidhjet e mundshme të tyre, si dhe mbi mënyrat e bashkëpunimit me institucionet, bazuar në kompetencat ligjore të secilit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist