Speciet e rrallla në rrezik zhdukjeje

Written by on 23/04/2019

 

 

Gjuetia pa leje dhe shpyllëzimi, në Madagaskar po rrezikon “lemurët” speciet e rralla që ndohen ne mjedisin e tyre natyror vetëm në kete ishull. Për shkak të këtyre rreziqeve që vijnë nga njeriu, 95 për qind e lemurëve janë në rrezik zhdukjeje. Në këto pyje, në lindje të Madagaskarit, një task forcë e financuar privatisht, ka zbuluar dhjetëra kasolle që i përkasin masakruesve të paligjshëm të pyllit. Në zona të tjera, bimësia ia lë vendin tokës së thate. Këtu ata djegin dru për të krijuar qymyr, një tjetër aktivitet dëmtues dhe me një kosto të rëndë për ambientin. Në 60 vitet e fundit, thuajse gjysma e pyjeve të Madagaskarit, është zhdukur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist