Rinisin udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar, çfarë kushtet duhet të plotësojnë udhëtarët

Written by on 15/01/2021

Duke filluar prej ditës së sotme Shqipëria do të rinisë fluturimet me Britaninë e Madhe. Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi Aeroporti “Nënë Tereza”. Në të theksohet se udhëtarët që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes. Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove ose një rezultat të provës do t’u refuzohet udhëtimi. Gjithashtu udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t’ju kërkohet të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar. Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet testim para nisjes, thuhet në njoftim.


Current track

Title

Artist