Rindërtimi i aksit të rëndësishëm rrugor do të përfshijë rajonin në një cikël të ri zhvillimi!

Written by on 14/10/2019

Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vijon ende punën për rindërtimin e rrugës Qafë Thorë-Theth. Aktualisht po punohet në dy segmente të kësaj rruge ku një pjesë e ndërhyrjes po kryhet në një shkëmb me nivel të lartë gërmimesh ditore. Rruga do të jetë kalim turistik në veri dhe do të lidhë Bogën, Qafë-Thorën dhe Thethin. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i tre tuneleve për mbrojtjen nga ortekët gjatë periudhës së dimrit. Ndërtimi i këtij aksi synon zhvillimin e turizmit në zonat e përfshira dhe ekonomisë lokale për banorët. Masterplani përcakton qartë kornizën e rregullave të zhvillimit, duke e futur të gjithë rajonin në një cikël të ri zhvillimi me impakt afatgjatë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist