Rezmi Durmishi, sipërmarrësi nga Podujeva që menaxhon një web tv në Zvicër

Written by on 07/01/2021

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Rezmi Durmishi, shqiptari nga Podujeva që ka vite që jeton në Zvicër duke u kthyer në një model suksesi për sipërmarrjet e tij. Ai ka përfunduar studimet në elektronikë fillimisht dhe më pas në informatikë dhe administrim. Më pas, për ambicie personale ka studiuar dhe Filozofi aplikuese në Universitetin e Luganos, ndërsa  vazhdon dhe disa kurse për lidership. Mësimdhënia ka qenë pasioni i tij, ndërsa së fundmi ka hapur dhe një web TV shumë të suksesshëm në Zvicër.


Current track

Title

Artist