Qyteti që rrezikon të zhduket

Written by on 17/08/2019

Autoritetet indoneziane kanë ngritur alarmin për Xhakartën e cila shumë shpejt rrezikon të  zhduket.Rreth një e treta e qytetit do të jetë nënë ujë deri në vitin 2050, nëse ritmet nuk ndryshojnë.Shfrytëzimi i pakontrolluar i rezervave nëntokësore ,rritja e nivelit të deteve si dhe kushtet e paqëndruehsme të motit kanë bërë që një pjesë e madhe e qytetit të zhytet nën ujë.Ndërtuar në një zone lehtësisht të prekshme nga tërmetet, afër më shumë se 10 liqeneve , themelet e qytetit janë të prekura edhe nga zhvillimi i pakontrolluar, trafiku i rënduar dhe planifikimi i varfër urban. Megjithatë, kryeqyteteti indonezian nuk është e vetmja qendër urbane që po përmbytet .Qytete të tjera të mëdha si Shangai apo Venecia e deri në Bangkok janë gjithashtu në rrezik.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist