Orët e punës mund të shkurtohen më shumë sesa e kishit menduar!

Written by on 08/11/2019

Tregtarët europianë kanë kërkuar që Bursa e Londrës dhe disa organizata të tjera të tregtisë europiane të shkurtojnë orët e punës nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 pasdite, në mënyrë që të përmirësohet kultura, diversiteti dhe mirëqenia. Orët e punës në Europë nisin në 8:00 të mëngjesit deri në 16.30 , duke u cilësuar si më të gjatat në botë. Tregjet e Shteteve të Bashkuara janë të hapura për 6.5 orë ndërsa në Azi vetëm 6 orë. Tregtarët  shpresojnë se ndryshimet e propozuara  do të përmirësojnë ekuilibrin e punës dhe jetës së tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist