“Nuk kishte zgjidhje tjetër”, Holanda shtyn bllokimin edhe për tre javë!

Written by on 13/01/2021

Pas Spanjës edhe Holanda ka vendosur të zgjasë kufizimet në vend, të paktën deri më 9 shkurt. Sipas kryeministrit holandez Mark Rutte  kjo është një përpjekje për të frenuar pandeminë. Ndonëse kufizimet pritej të hiqeshin më 19 janar, Rutte theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër. Ky i fundit madje la të kuptohej se qeveria po konsideron edhe vendosjen e një orari shtetrrethimi.


Current track

Title

Artist