Nisin reshjet intensive të borës, zbardhet Korça dhe Llogaraja

Written by on 14/01/2021

Për herë të parë këtë dimër qytete si Korça, Erseka dhe Pogradeci janë zbardhur nga dëbora. Në rrugën e Dardhës dhe Voskopojës reshjet kanë qenë më të dendura për shkak të lartësisë. Po ashtu reshjet e borës me intensitet të lartë kanë qenë edhe në Qafën e Llogorasë në Vlorë. Sipas parashikimeve edhe fundjava pritet të jetë e përfshirë nga reshjet e borës, prandaj policia iu ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes pasi rruga mund të jetë e rrëshqitshme.


Current track

Title

Artist