Lajm i mirë për turistët/Dyfishohet numri i vizitorëve për pikën e famshme turistike
Written by rt on 14/01/2021
Pika e famshme turistike dhe ekskluzive e Arizonës, “The Wave”, së shpejti do të lejojë që më shumë njerëz të përshkojnë formacionin shumëngjyrësh të shkëmbinjve ranorë. Vala ndodhet në Monumentin Kombëtar të Shkëmbinjve Vermilion, i cili ndodhet në Arizona, afër kufirit verior me Utah. Ky atraksion i veçantë mori këtë emër pasi peisazhi i tij është gërryer nga era për t’i ngjarë një vale oqeanike. Deri më tani lejet ditore ishin reduktuar në 20 persona për të mbrojtur integritetin dhe bukurinë e formacionit të brishtë, por së fundmi është vendosur që numri i vizitorëve të dyfishohet duke filluar nga 1 shkurti.