Kompanitë celulare nisin testimin, fokus i ri në cilësinë e shërbimit!

Written by on 10/10/2019

Kompanitë celulare në vendin tonë do të testohen për cilësinë e shërbimit që ofrojnë te konsumatori. Aktualisht, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe postare po kërkon operatorin që do të udhëheqë fushatën e monitorimit për cilësinë e shërbimit në të gjithë Shqipërinë.Matjet kryhen sipas dy aspekteve që është ai i thirrjeve dhe shërbimit me internet. Ndarja e qyteteve sqarohet se do të jetë e bazuar në ndarjen administrative të republikës së Shqipërisë. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet edhe zonave turistike për cilësinë e shërbimit dhe në fokus do të jenë Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Valbona,Thethi, Lura, Dardha, Voskopoja. Dokumenti do të jetë gati pas më shumë se 100 ditësh pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues dhe konsumatorët mund të shohin ku qëndron kompania nga e cila ai merr shërbimin , krahasuar me operatorët e tjerë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist