Katerina Zoto: Veshjet ngjyre pastel, te lirshme e me printe , trendi i kesaj vere!

Written by on 07/06/2018

E ftuar ne studio sot ne Travel Club ishte stilistja dhe pedagogia e modes Katerina Zoto e cila na foli per tendencat e veshjeve kete sezon veror.

Sa i perket veshjeve te plazhit te cilat jane nder me te rendesishmet kete periudhe stilistja e talentuar tha se ngjyrat pastel jane ne mode, prerjet e ndryshme per pjeset e trupit dhe modelet e ndryshme po ashtu mbeten tendence. Nderkohe ajo qe ben pershtypje eshte edhe fakti qe printet qofte florale , qofte disi me funny me shprehje te ndryshme do te jene shume te perhapura.

Bikinit me pjesen siper ne forme kanatjere jane ideuar per te dhene argetim por edhe prakticitet ne ditet e plazhit prandaj keshillohen per kete sezon. Sa i perket veshjeve serish ngjyrat e embla, lulet dhe materialet e lehta e te fresketa mbizoterojne kete vit. Katerina keshilloi qe te zgjidhen veshje me materiale sa me komode per ata qe kane nje dite te ngarkuar me pune dhe jane ne kontakt me temperaturat e larta.

Gjithashtu stilistja tha se veshjet e gjera me prerje interesante dhe me nje mozaik dizenjosh dhe copash jane shume trend kete vit. Sipas saj edhe fustanet per evente te rendesishme festive po zgjidhen gjithnje e me shume sportive madje te kombinuara me kepuce te sheshta.

E pyetur per kerkesat qe ka me shume nga klientet ne atelie ajo tha se kerkesat me te shumta jane per veshjet e rasteve por mire eshte qe njerezit te kujdesen me shume per pamjen e tyre dhe te drejtohen tek stilistet per te marre keshilla edhe per veshjet ne perditshmeri. Sa i perket veshjeve te plazhit, Katerina tha se nuk ka punuar per kliente pasi preferon te fokusohet vetem tek nje drejtim dhe pohon duke qeshur se i pelqen me shume “te veshe sesa te zhveshe”!

 

Intervista e Plote : Video

 


 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background