Punesimi i 500 te rinjeve ne sezon, promovim i larte i resurseve turistike!
Written by rt on 08/06/2018
Punesimi i 500 personave me kontrate te perkohshme per sezonin e veres 2018, do te sjelle nje promovim te larte te resurseve qe ofron vendi yne ne çdo pike hyrese dhe turistike. Kete ka theksuar drejtori i administrimit te zonave te mbrojtura per Tiranen, nje dite pas vendimit te keshillit te ministrave per punesimet sezonale. Ky punesim eshte pjese e projektit “Smile Albania” te ndermarre nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, qe do te sjell nje miremenaxhim te zonave turistike permes angazhimit per dy muajt e veres, korrik dhe gusht, te 500 te rinjve dhe te rejave. Vendimi do te ndikoj edhe ne sensibilizimin e banoreve vendas per rendesine e zones ku jetojne per ta mirembajtur ate.