Irlanda e Veriut, bum turistësh nga “Game of Thrones”!

Written by on 22/04/2019

Irlanda e Veriut eshte vendi qe po perjeton nej bum turistesh gjithnje ne rritje fale serialit te famshem Game of Thrones. Që nga ngritja meteorike e serialit në vitin 2011, fansat i janë drejtuar Irlandës së Veriut, ku janë filmuar pjesa më e madhe e skenave. Zyrtarët e turizmit vlerësojnë tani se, një në 6 vizitorë i drejtohen provincës britanike falë serialit. Guidat në këto rajone, që dikur ishin të trazuara, kanë bërë që fluksi i turistëve të krahasohet me atë që përjetoi Zelanda e Re pas filmit “Lord of the Rings”. Por, vendet ku janë xhiruar skena të ndryshme janë vetëm gjysma e atraksionit. Shumë vizitorëve iu pëlqen të zhyten në botën e filmit, duke u veshur madje edhe si personazhet e tij. Një ekspozitë e re kostumesh dhe pjesësh seti nga filmi është hapur po ashtu në Belfast.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist