Ideja e çmendur e miliarderit amerikan, Jared Isaacman!/  Niset sot drejt hapësirës me një anije kozmike në një udhëtim 3 ditor.

Written by on 15/09/2021

Do të zhvillohet sot fluturimi I parë në hapësirë pa një pilot profesionist në bord.

Fluturimi është ide e miliarderit amerikan, Jared Isaacman, i cili ka thënë se hapësira duhet të jetë e hapur për të gjithë. Ai, së bashku me një të mbijetuar nga kanceri që përfaqëson shpresën, një profesoreshë të gjeologjisë dhe një veteran të Forcave Ajrore të SHBA-së, do të nisen në këtë udhëtim 3 ditor, me një anije kozmike të kompanisë Space X.

Për fluturimin të ashtuquajtur, Inspiration4, çdo anëtar i ekuipazhit është zgjedhur për të përfaqësuar një nga katër vlerat: udhëheqjen, shpresën, prosperitetin dhe bujarinë. Isaacman përfaqëson udhëheqjen dhe ai do të shërbejë si komandant i misionit.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background