Greqia shtyn sërish hapjen e kufijve me Shqipërinë, ja data e re sipas autoriteteve

Written by on 09/01/2021

Hyrja në shtetin grek për qëllime turistike do të jetë sërish e ndaluar. Me datën e re që është caktuar, të paktën deri më 21 janar, autoritetet greke kanë vendosur të shtyjnë udhëtimet nga Shqipëria në Greqi për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit. Ata që lejohen të hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ Covid-19, të bërë jo më vonë se 72 orë nga hyrja në vend dhe gjithashtu duhet të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë në banesat e tyre. Çdo rast i shkeljes së rregullave, do të ketë gjobë 300 euro për çdo person, ndërsa bizneset me 500 euro.


Current track

Title

Artist