Karantinë kush vjen nga Anglia në Tiranë, përndryshe gjobë!

Written by on 09/01/2021

Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Tiranë nga Anglia me fluturime tranzit duhet të respektojnë detyrimin e karantinimit për 14 ditë, menjëherë sapo të shkelin në tokën shqiptare. Njoftimi është risjellë edhe njëherë në qendër të vëmendjes nga Aeroporti “Nënë Tereza”,  ku theksohet  se në rast të mos respektimit të karantinës, pasagjerët do të përballen me penalitete financiare në bazë të aktit normativ të Autoriteteve Shëndetësore Shqiptare. Vendimi për karantinimin e udhëtarëve nga Anglia, vjen pasi ky i fundit u bë vatra e një mutacioni të ri të koronavirusit, që tanimë është përhapur në shumë shtete të botës.


Current track

Title

Artist