Gjenden balenat pilot të mbuluara me rërë!

Written by on 22/07/2019

Më shumë se 50 balena pilot janë gjetur të ngordhura në një plazh të largët në Islandën Perëndimore.Ishin disa turistë, të cilët ishin duke udhëtuar me helikopter, të cilët identifikuan në bregun e detit balenat e ngordhura.David Schëarzhans, piloti i helikopterit të Reykjavik, tha se ai dhe pasagjerët e tij numëruan rreth 50 balena pilotë në bregun e detit në gadishullin Snaefellsnes.Schëarzhans u shpreh se mund të ketë qenë edhe më shumë, sepse disa ishin mbuluar me rërë.Ai tha se balenat ishin të përqendruar në një vend dhe e përshkruan atë si ‘një skenë shumë të trishtuar’.Balena pilot është e njohur për grumbullimin në numër masiv.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist