Formula 1, për herë të parë në Vietnam

Written by on 23/04/2019

 

 

 

Formula 1 zbarkon në Vietnam ku për herë të parë duke nisur nga viti 2020 në këtë vend do të mbahet një garë e këtij Botërori. Skuadra e Red Bull së bashku me David Coulthard, vendosën që të testonin rrugët e Hanoit, te rrrethuar nga  30 mijë tifozë të pranishëm në këtë mbrëmje spektakolare teksa u argëtuan jashtë mase nën tingujt e muzikës së Armin van buuren, duke valëvitur edhe flamujt e vendit të tyre. Eventi i organizuar konsiderohet edhe si momenti i nisjes së numërimit mbrapsht për përurimin e pistës vietnameze të Formula që është 12 km larg kryeqytetit dhe që ka një gjatësi prej 5565 m. Në bazë të kontratës shumëvjecare të nënshkruar nga organizatorët me Liberty Media, edicioni i parë i cmimit të madh i Vietnamit në Formula 1 do të zhvillohet në prill të vitit ardhshëm.

CIRCUIT DE BARCELONA-CATALUNYA, SPAIN – FEBRUARY 27: Max Verstappen, Red Bull Racing RB15 during the Barcelona February testing II at Circuit de Barcelona-Catalunya on February 27, 2019 in Circuit de Barcelona-Catalunya, Spain. (Photo by Jerry Andre / Sutton Images)


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist