Fillon restaurimi I rrugeve prej kalldremi ne Gjirokaster.

Written by on 15/04/2019

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në proces zbatimi të rehabilitimit dhe restaurimit të rrugëve prej kalldrëmi të Qafës së Pazarit, që përfaqëson zemrën e qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës. Kjo zonë është një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të preferuara në Gjirokastër, e konsideruar si porta hyrëse drejt qendrës historike. Në kuadër të këtij projekti, FSHZH gjithashtu do të ndërhyjë edhe në rehabilitimin e 6 shesheve/hapësirave publike të ndodhura në zonën e projektit dhe të lidhura në mënyrë integrale me rrugët e kalldrëmit që do të restaurohen. Ndërhyrja do të jetë specifike për secilën nga këto hapësira publike, duke konsistuar në pastrimin nga mbetjet inerte, sistemim të lehtë urban me qëllim kthimin e tyre në përdorim nga banorët dhe turistët.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist