Borë në mes të korrikut!
Written by Radio Travel on 16/07/2019
Portali meteorologjik Italian”3Bmeteo” ka njoftuar se në alpet europiane kanë rënë rreth 30 cm borë. Bora ka rënë në Francë në juglindje të vendit në lartësinë 2600 metra mbi nivelin e detit. Reshje bore janë konstatuar edhe viset malore të Rumanisë, Bullgarisë dhe Sllovakisë. Meteorologët nga ana tjetër, janë shprehur se nuk bëhet fjalë për diçka të jashtëzakonshme pasi bora ka rënë në vise shumë të larta malore.