Avioni më i famshëm në botë mund të mos ekzistojë më?!
Written by rt on 17/12/2019
Prodhuesi amerikan i avionëve” Boeing” mund të marrë një vendim nëse do të ndalojë ose do të reduktojë prodhimin e avionëve të tij problematikë “737 MAX” sipas një raporti nga “Wall Street Journal”. Raporti vjen disa ditë pasi Administrata Federale e Aviacionit Amerikan, njoftoi se procesi i rivlerësimit për avionët “737 MAX” do të shtrihet deri në vitin e ardhshëm, duke sugjeruar që ka ende një rrugë të gjatë përpara.