Anullohet festa tradicionale e Vitit të Ri në Japoni!

Written by on 28/11/2020

Kremtimi i Vitit të Ri që mbahet çdo vit në sheshin e pallatit në Tokio, është anulluar dhe shkak për këtë është bërë Covid-19. Prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të konsiderueshëm në përhapjen e koronavirusit. Edhe pse ky lajm ishte i papritur për njerëzit, shumica prej tyre po bien dakord në përpjekje për të shmangur një mbyllje totale të vendit. Hera e fundit që kjo festë e rëndësishme u anullua ishte në vitin 1980 kur u nda nga jeta perandori i njohur Hirohito.


Current track

Title

Artist