Për 28 ditë me radhë ky shtet nuk ka regjistruar asnjë të infektuar me Covid-19!

Written by on 28/11/2020

Shteti australian i Viktorias për 28 ditë me rradhë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus apo vdekje. Sipas autoriteteve kryesore, vendi ka arritur atë që konsiderohet si standard zyrtar për eliminimin e COVID-19-s nga komuniteti. Suksesi i Australisë kundër koronavirusit është arritur kryesisht falë mbylljes së kufijve ndaj shtetasve të huaj në muajin mars, testimit masiv, gjurmimit të kontakteve dhe bllokimeve të rrepta. Popullata gjithashtu ka respektuar së tepërmi kërkesat e vazhdueshme për distancim fizik dhe protokollet e higjienës.


Current track

Title

Artist