50% më pak taksa nëse në 2021 shpërngulesh në Greqi!

Written by on 28/11/2020

Qeveria greke ka në plan të ofrojë 50% ulje të taksës së të ardhurave për profesionistët që lëvizin në Greqi në vitin 2021. Oferta do të jetë në dispozicion për çdo person, grek ose jo-grek, i cili lëviz vendbanimin e tij në Greqi përgjatë vitit të ardhshëm. Ata nuk duhet të kenë qenë rezident grek në sistemin e taksave në shtatë vitet e fundit. Iniciativa e re e taksave synon të “luftojë” ikjen e talentit profesional që erdhi gjatë një dekade të krizës, që zvogëloi prodhimin ekonomik të Greqisë me 25%. Njëkohësisht, nisma synon ta largojë Greqinë nga varësia e turizmit, një industri, dobësitë e së cilësu ekspozuan kur pandemia bllokoi ndjeshëm udhëtimet.


Current track

Title

Artist