Ilir Dushkaj : Shqiptaret kane ende turp te ulen ne banak!

Written by on 11/07/2018

Ilir Dushkaj : Shqiptaret kane ende turp te ulen ne banak!

 

Sapo kemi prekur stinën e nxehtë të verës dhe secili nga ne do dëshironte të shuante etjen me një cocktail ku shija do të na jap energji dhe pozitivitet.

Pikerisht per te na sygjeruar disa per koktejleve me te mira te stines se veres, ne studion e Travel Club ishte barmani Ilir Dushkaj i cili mikson çdo dëshirë dhe shije në një gotë të vetme. Me një eksperiencë thuajse 20 vjeçare, Iliri u shpreh se  turizmi në Shqipëri eshte permiresuar po shkon drejt zhvillimit edhe me tej, dhe është e qartë se edhe kërkesa për profesionistë që do të punojnë në këtë drejtim do të jetë gjithmonë e më madhe.

Iliri tregoi gjithashtu se per cdo koktejl frymezohet ne moment, ndoshta edhe duke degjuar klientin tek ‘qan’ hallet me barmanin!
Megjithate ne Shqiperi, vajzat dhe djemt ende ngurrojne te vijne dhe te ulen ne banak per te porositur nje koktejl, ndryshe nga vende te tjera ne Europe si Italia psh, ku Iliri ka jetuar e punuar prej disa vitesh!

Disa prej cocktail-ve me te mira per kete vere, te propozuara nga vete Iliri ne programin Travel Club  jane:

 

Basiliquito strawberry– Është koktej perfekt veror ku ndihet aroma e këndshme që jep borziloku kur bashkohet me shijen e këndshme të luleshtrydhes.

Përbërësit: lime, sheqer kallami i bardhë, borzilok, luleshtrydhe, rum i bardhë

 

Sweet Dreams me keto  përbërës: lime cordial, vodka, cointreau, sprite.

 

Yougurt & Fruit – Është analkolik dhe është perfekt për të ruajtur nga mbipesha që të gjithë e kemi kujdes sidomos në verë. Është një masë që i përngjan akullores me shije kosi dhe frutash.  Përbërësit: kos, luleshtrydhe , vanilje, ananas

 

Pomegranade Summer– Per te qetesuar mendjen dhe relaxuar shpirtin
Përbërësit : Lëng limoni , shurup shege, vodka.

 

Intervista e Plote: Video

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist