Autobusë elektrik në rrugë/ Fillon projekti pilot me Tiranën, Durrësin dhe Vlorën

Written by on 07/01/2021

Një ndër projektet e rëndësishme e cila synon të reduktojë ndjeshëm ndotjen në mjedis, është ndërrimi i autobusëve  urban dhe ndërqytetas, me autobusë elektrikë. Agjencia për Eficencën e Energjisë do të realizojë studimin e fizibiletit mbi elektrifikimin e tyre në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Ky institucion ka hapur tenderin me një fond limit prej 74.1 mln lekë dhe fituesi pritet të shpallet brenda janarit. Sektori i transportit është një nga kontribuesit kryesorë të ndotjes së ajrit. Në kryeqytet ai luan një rol të madh në përqendrimet e ndotjes, duke ndikuar në shëndetin publik.


Current track

Title

Artist