Vijon puna për aksin Palasë-Dhërmi. Gati në sezonin e ardhshëm veror!
Written by Radio Travel on 19/11/2021
Punimet për segmentin Palasë-Dhërmi vijojnë me ritme intensive. Deri më tani siç informon Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë kryer 39.5 % e punimeve. Rruga Palasë-Dhërmi, 4.5 km e gjatë është një aks i rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të jugut.
Në total ndërtimi i rrugës do të kushtojë 16 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë në fillim të sezonit të ardhshëm veror./radiotravel.al