“Do të jenë elektrike dhe s’ka kthim mbrapa”, Biden nënshkron urdhrin për makinat e 2030-ës
Written by Radio Travel on 06/08/2021
Deri më 2030-ën gjysma e veturave të reja të shitura në SHBA, do të jenë elektrike. Ka qenë ky urdhri i fundit i nënshkruar nga Presidenti amerikan, Joe Biden. Ky vendim është pjesë e planit të Bidenit për të luftuar ndryshimet klimatike, në këtë rast përmes shënjestrimit të emetimeve nga makinat dhe kamionët.
Presidenti amerikan i ka quajtur këto lloj makinash si e ardhmja e industrisë së automobilizmit./radiotravel.al