Përkeqësohen shifrat, Italia e mbyllur deri në maj!
Written by Radio Travel on 27/03/2021
Përkeqësimi i situatës me pandeminë në Itali ka bërë që nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i nënshtrohen kufizimeve të ashpra. Deri më 30 prill nuk do të ketë asnjë lëvizje midis rajoneve ndërsa dyert e bareve dhe restoranteve do të vijojnë të jenë të mbyllura.
Rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove do të jetë në një datë të mëvonshme. Italia do të mbetet e mbyllur deri në maj, bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza./radiotravel.al