Thethi izolohet nga dëbora, hyrja në fshatin turistik e pakalueshme!

Written by on 08/01/2021

Prej disa ditësh zona turistike e Thethit është izoluar nga reshjet e dëborës. Era e fortë madje ka shkaktuar probleme edhe me rrjetin elektrik, duke i lënë banorët e zonës pa energji elektrike. Banorët kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë të mundur pastrimin e rrugës, pasi në hyrje të fshatit trashësia e borës arrin deri në 40-50cm. Sipas tyre ky problem është i zakonshëm çdo vit, duke e bërë aksin rrugor për në Theth të pakalueshëm.


Current track

Title

Artist