Pasaporta tani mund të blihet shumë lehtë. Ja cilat janë rregullat që duhet të dini!
Written by Radio Travel on 08/10/2019
Paratë tani mund të blejnë edhe vendbanimin nëpërmjet blerjes së pasaportave. Qytetarët britanikë po nxitojnë të marrin pasaportat irlandeze para Brexit-it të propozuar në Mbretërinë e Bashkuar më 31 tetor. Blerja e pasaportave është një industri e re, pop o zhvillohet me hapa të shpejtë. Me 4 tetor , një program i ri në Malin e Zi ka njoftuar se pret aplikime për të pasur mundësi të merrni një pasaportë. Përsa I përket kostos, aplikantët duhet të investojnë minimumi një shumë prej 274.000 dollarësh në projekte zhvillimi. Kuadri ligjor u mundëson të hujave të marrin pasaportat për të dhënë kontribute të mëdha financiare, zakonisht në zhvillimin e infrastrukturës.