Negociatat për në BE, më afër sesa ishte menduar
Written by Radio Travel on 11/09/2019
Kryetarja e Komisionit Europian ka Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri. Ajo në fjalimin përshëndetës ka përmendur Komisonin si edhe çështjet kryesore që sipas saj duhe të marrrin drejtimin e duhur. Për shqiptarët më rëndësi është komisioneri për zgjerim, post në të cilin është zgjedhur hungarezi Laszlo Trocsanyi. Ai ka shërbyer më parë si amabsador i Hungarisë në Francë si dhe ka mbajtur postin e minstrit të Drejtësisë për pesë vite. Ndërkohë komisioneri Johanes Hanh i cili ka mbajtur këtë detyrë, qëndron ende në qeveri pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.