Berati mirëpret turistët e veçantë
Written by Radio Travel on 16/08/2019
Muzetë e Beratit gjatë gjithë sezonit turistik kanë mirëpritur çdo ditë qindra turistë vendas dhe të huaj. Një grup studentësh gjermanë të shoqëruar nga të rinj të diasporës shqiptare në Gjermani kanë vizituar ditën e djeshme muzeun ikonografik Onufri dhe muzeun etnografik në Berat. Synimi i vizitës ishte njohja me natyrën, kulturën , historinë dhe traditën shqiptare. Studentët kanë mbetur të impresionuar pas informacionit që kanë marrë në muzetë e qytetit.