Sonte ngrini sytë nga qielli
Written by Radio Travel on 12/08/2019
Ashtu si çdo vit, një shi meteorësh do të dhurojë shfaqje të veçantë. Shiu i meteorëve do të jetë më i qartë mes datës 12 dhe 13 gusht, në orën 22:00 të mbrëmjes , ku priten të shihen 50 meteorë në orë. Për të admiruar më mirë yjet, duhet zgjedhur një vend i errët , larg nga qytetet dhe nëse është e mundur në lartësi. Këtë vit mesa duket hëna nuk do të ndihmojë në shfaqjen e veçantë, sepse në këto netë do të ketë ndriçim të plotë.