SHBA dhe Kina nisin negociatat tregtare!
Written by rt on 25/07/2019
SHBA-ja dhe Kina do të rimarrin bisedimet tregtare javën e ardhshme në Shanghai, ka njoftuar dje Shtëpia e Bardhë.“Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer do të udhëtojnë për në Shanghai për të vazhduar bisedimet më 30 korrik”, ka theksuar Liu He.Mnuchin ishte optimist, por theksoi se ka shumë çështje mbi të cilat duhet të punohet, sipas disa komenteve të bëra për televizionin CNBC.Ky takim dy ditor përbën negociatat e para direkte mes dy vendeve që prej bllokimit të bisedimeve në muajin maj.