Ja sa gjuhë ‘”flet” Google!
Written by Radio Travel on 16/07/2019
Kompania “Google” ka forcuar përkthyesin e saj të menjëhershëm, në funksion të pushimeve verore, për të lejuar leximin e shenjave të rrugëve dhe menuve në gjuhën amtare kur jeni jashtë vendit. Numri total i gjuhëve shkon në 88. Në versionin e ri të aplikacionit mund të zgjdhni “Zbuloni gjuhën” dhe përkthyesi do të kuptojë automatikisht se cila gjuhë është dhe do ta përkthejë atë.