Pastika kërcënim serioz për Oqeanin Indian
Written by rt on 17/05/2019
Mijëra fragmente plastike janë grumbulluar në një arkipelag në Oqeanin Indian, një shenjë shtesë e madhësisë së kësaj ndotjeje botërore, kane njoftuar shkencëtarët. Gjithsej, më shumë se 400 milionë fragmente janë zbuluar, duke kaluar 238 tonë, në brigjet me rërë të bardhë të ishujve Kokos, një grup prej ishujsh të vegjël, në perëndim të Australisë. të populluar nga disa qindra banorë. Sipas ekipit të studiuesve, sasia reale e plastikës në këto plazhe është 26 herë më e lartë se sa volumi i fragmenteve të dukshme në sipërfaqe. Çdo vit, miliona tonelata përfundojnë në oqeane, duke kërcënuar drejtpërdrejtë faunën detare.