Vas Tour Operator: Info Tour-i në Antalia, për të qenë më afër klientëve
Written by rt on 22/04/2019
Agjencia më e madhe turistike në vend, Vas Tour është duke kryer këto ditë ,info-tour e dhjetra hoteleve në Antalia të Turqisë. Tatjana Papagjika nga departamenti i rezervimeve te Vas Tour, ndau me degjuesit e Radio Travel detajet e ditës së tretë të këtij info-touri . Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Travel Club, ajo u shpreh se deri tani guidat dhe agjentet e Vas Tour kanë inspektuar shume hotele ne zonën e Sides, Alanias dhe Kemerit, duke vecuar Rixos Premium Tekirova dhe Amara Dolce Vita, hotelet ekskluzive te Vas edhe këtë vit. Ndërkohë sipas Znjsh. Papagjika, në axhendën e ditëve të ardhshme janë rrjeti i hoteleve Paloma dhe Gloria,( por jo vetem), të cilat kanë rezultuar ndër më të preferuarat për pushuesit shqiptarë në Antalia, duke marrë në konsideratë shërbimin ultra-all inclusive qe ato afrojen. Në këtë inspektim të mbi 30 hoteleve në Antalia , Operatorit Vas Tour, i janë bashkëngjitur dhe 49 agjenci member vas.