Një kupon palestre apo një pastrim gjeneral shtëpie!!! Kjo po që vlen për modestët e Shën Valentinit

Written by on 12/02/2019

Një kupon palestre apo një pastrim gjeneral shtëpie!!! Kjo po që vlen për modestët e
Shën Valentinit

Në një intervistë të realizuar sot (12 shkurt) ne Travel Club me gazetaren Deada Hyka, në
lidhje me dhuratat e Shën Valentinit dhe koston e kësaj feste, ajo pranoi se ka edhe nga
ata modestë që zgjedhin dhurata me kosto të ulët.
Sipas saj, ka nga ata që për 14 shkurt dhurojnë kuponë për palestër. Disa palestra në
kryeqytet tregojnë se kanë pasur flukse prenotimesh përpara javës së 14 shkurtit. Kjo ka
përkuar edhe me periudhën e zakonshme të prenotimeve që përgatiten për sezonin veror.
Megjithatë, ata raportojnë shitje të larta të kuponëve të abonimeve për palestër, si dhurata
për femrat. Çmimi i një kuponi të tillë varion 2500-4500 lekë në muaj.
Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas
hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin:
shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë. Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë
këtë se sa një tufë trëndafilash. Kuponi i vlefshëm prej 5000 lekë/pastrim profesional i
shtëpisë, ka qenë shumë i kërkuar, sidomos në fundjavën përpara 14 shkurtit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist