Brikel Guga zbulon detajet e festivalit  “NYou” per Radio Travel

Written by on 06/06/2018

Nje festival interesant po organizohet ne kryeqytet, “N You” nen ritmet e muzikes Jazz vjen per tre dite ne Teatrin e Hapur te Tiranes. Eventi nisi sot ne oren 10.00. Ne nje lidhje te drejperdrejte telefonike ne Travel Club  nje prej organizatoreve te festivalit, instrumentisti Brikel Guga tha per degjuesit e Radio Travel se kryeqytetasit do te perjetojne tre nete te paharrueshme feste ne amfiteatrin e Liqenit. Festivali i Muzikes Jazz do ndezi atmosferen me pjesemarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band ne datat 6,7 dhe 8 qershor. Çdo mbremje muzikore do te paraprihet nga paraditet e dedikuara te artisteve te rinj te Liceut Artistik e gjimnazeve te ndryshme te kryeqytetit si edhe aktivitete femijesh per socializimin e femijeve me aftesi te veçanta te sindromes down. Ministria e Kultures mbeshtet kete nisme permes kultures, nisma te cilat kontribuojne ne aftesimin e femijeve me sindromin Down dhe Autike, ne bashkepunim me Teatrin Kombetar te Kukullave dhe Cirkun Kombetar gjithashtu do te realizohen dhe programe artistike sipas profileve te tyre, institucionale.Ky bashkepunim vjen ne mbeshtetje te aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese si dhe per ndergjegjesimin ne bashkejetesen sociale.Ky event ka bere bashke muzikante e sipermarres, njerez te apasionuar pas jetes me ritem dhe aktiviteteve. I pyetur per planet e tij per kete sezon, instrumentisti u shpreh se do te jete i fokusuar gjate gjithe veres, ne shume pika turistike nga veriu ne jug me organizimin e nje sere koncertesh ne bashkepunim me Keli Band per te gjithe artdashesit.

Intervista e Plote : Audio

 


 

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background