Travel club lidhje telefonike me artur kurtallari!

Travel Club 21/05/2018

Shishtaveci, natyrë e mrekullueshme, turizëm amator!

“Kukësi ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por mungesa e vëmendjes së institucioneve ka bërë që turizmi në këtë pjesë të Shqipërisë të mbetet amator”. Kështu u shpreh gjatë një lidhjeje direkte me tel gazetari Artur Kurtallari, i cili edhe ne momentet live gajte intervistes ne Travel Club këtë paradite  po eksploronte malet e fshatit Lusën në Kukës, i cili shquhet për një bimësi të shumëllojshme. Një prej zonave që ka tërhequr vitete e fundit më shumë vizitorë ëshët ajo e Shishtavecit falë dhe investimit që ëshët bërë në rikonstruksionin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Shishtavecin. Sipar Arturit kjo është periudha më e mirë për të vizituar këtë zonë pasi janë në kulmin e tyre mbi 2000 lloje lulesh dhe vecanërisht ‘lulja narciste bardhë’ e cila ka mbuluar sipërfaqe te konsiderueshme te kësaj zone dhe është një atraksion turistik!

 


 

Artur Kurtallari: “ Gjallica , ballkoni i Shqiperise Etnike”!

Mali i Gjallices ne Kukes eshte nder me te bukurit dhe me sfiduesit ne vend. Kete e di mire edhe gazetari i apasionuar pas turizmit te aventures Artur Kurtallari i cili e ka vizituar shpesh. Ne nje lidhje te drejperdrejt me Travel Club, gazetari pranoi se maja e Gjallices sfidon jo vetem malet shqiptare si Tomorri e Korabi por edhe maja te rajonit. Nepermjet ngjitjes ne kete mal sipas Kurtallarit arrin te shijosh njekohesisht pamje te mrekullueshme te trojeve shqiptare brenda territorit te vendit por edhe ne Mal te Zi e Kosove. Edhe pse nje vend me potenciale te medha per zhvillimin e turizmit malor e te natyres mali i Gjallices sipas gezaterit, ka mbetur jashte vemendjes se autoriteteve qe me pak nderhyrje mund te sjellin nje zhvillim ndryshe per kete zone. Duke investuar ne turizmin e skive Gjallica mund te kthehej ne pisten e skive me joshese ne rajon. Edhe ata turiste qe e kane shijuar sadopak natyren e zones kerkojne me teper kushte duke theksuar mungesen e bujtinave.

 


 




Current track

Title

Artist