Këto janë pushime! Edhe Antalya….dhe Manjola Nallbani live !
Këto janë pushime! Edhe Antalya….dhe Manjola Nallbani live !
Një risi në tregun e turizmit, një këngëtare shqiptare që performon live në një resort luksoz në Antalia. Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani, nëpërmjet një lidhjeje direkte me telefon nga Antalia, për Radio Travel, na foli për detajet e koncertit të sotëm (25 korrik) në ”Gloria Serenity”, Antalia. Këngëtarja u shpreh se: koncerti recital live do të nisë në orën 22:00 të mbrëmjës së sotme dhe do të zgjasë për më shumë se dy orë! Do të jetë një koncert i plotë me muzikë popullore dhe të lehtë shqiptare ndërthurur edhe me disa hite të huaja të muzikës ndërkombëtare.
Ky koncert vjen si nje shërbim ‘extra’ për të gjithë pushuesit shqiptarë që po relaksohen në këtë resort turistik, por jo vetëm edhe për pushues nga dhjetra kombësi të tjera nga vende të ndryshme të botës që kanë zgjedhur Gloria Serenity për të kaluar pushimet. Ideja dhe organizimi i këtij koncerti është bërë nga agjencia turistike Albtours D.