Entela Shkodrani: Kujdesi për lekurën, shqiptarët janë neglizhentë!

Entela Shkodrani: Kujdesi për lekurën, shqiptarët janë neglizhentë!

Lëkura, duke qenë një ndër elementet më të ndjeshme të trupit, kërkon një përkujdesje të veçantë gjatë periudhës së pushimeve. Temperaturat e larta dhe papastërtitë sjellin sëmundjet përkatëse dhe secili prej nesh mund të mbrohet, pikërisht duke nisur nga përfitimi prej informacionit.

Entela Shkodrani, mjeke dermatologe në Pavijonin e Dermatologjisë në QSUT tregoi per Travel Club sot, disa nga masat që duhet të marrim përpara se të ekspozohemi në diell dhe si duhet ta trajtojmë lëkurën nëse jemi djegur nga ekspozimi i tepruar në rezet ultraviolet. Shqiptarët akoma nuk janë emancipuar persa i përket trajtimit të problemeve të lëkurës, mbrojtjen e saj nga rrezet e forta të diellit dhe parandalimin nga dëmtimet që mund t’i shkaktojë ai. Këtë fakt na e  konfirmoi dhe mjekja dermatologe Znj.Shkodrani e ftuar sot ne emisionin Travel Club ne Radio Travel !

Ajo u shpreh se zakonisht shqiptarët janë neglizhentë dhe iu drejtohen mjekëve dermatologë vetëm në rastet kur kanë probleme. 

Sipas saj  ekspozimi i tepërt ne rrezet ultraviolet mund te shkaktoje efekte te padëshirueshme në lëkurë ndër të cilët mund të përmendet si tharja e tepërt e saj apo dehidrimi i cili manifestohet me thellimin e tepërt të rrudhave ekzistuese, ashtu dhe hollimi i lëkurës në vende të caktuara i cili shkakton shfaqjen e rrudhave të reja të holla. 

Mënyra më e mirë e mbrojtjes është një informacion paraprak te dermatologu për llojin e lëkurës që çdo individ ka. Më tej, përdorimi i rregullt i kremit SPF apo i shqipëruar, kremit që përmban faktorin mbrojtës, përdorimi i kapelave, syzeve mbrojtëse, veshjeve të bardha të përshtatshme dhe shmangia e ekspozimit në diell në orarin 12:00 – 16:00.




Current track

Title

Artist