Travel Club – 27 mars 2018
Ne emisionin Travel Club folem edhe per Diten Boterore te Teatrit
Live ne studion me ne ishte aktori dhe regjizori Genci Fuga- Fuga ; Teatri, mediumi i pare ne bote nuk duhet perkujtuar si 8 Marsi duke festuar e defryer por duke reflektuar dhe protestuar per cfare i mungon.
– Fuga ; Nese aktoret e bejne teatrin keq, ata fershellehen , te njejten gje duhet te bejme me “teatrin” e perditshem te politikaneve
– Fuga ; Ne ditet e sotme kemi me shume femra me te mencura sepse jane ato qe frekuentojne me shume teatrin por nuk me pelqejne selfit qe ato bejne brenda ne salle
– Fuga ; Sa me shume salla teatri plot, aq me shume njerez te qyteteruar do ndeshesh ne rruge.
– Fuga ; Teatri nen drejtimin tim do ti perkushtohet teresisht spektatorit
– Fuga ; Spektatori, “thashethemexhiu” me i madh per te promovuar teatrin
– Fuga ; Teatri nen drejtimin tim do te riktheje ne skene “heroin” e perditshem te qytetarit
– Fuga ; Me kontrata kolektive apo individuale, aktoret duhet te sigurojne familjet e tyre me te ardhurat nga puna e tyre
– Fuga ; Kam bere lobing me politikane per ta futur teatrin neper shkolla
– Fuga ; Aktori me i mire ne Shqiperi paguhet shume me pak se punetoret qe dalin tek “Partizani i panjohur”
– Fuga ; Teatri nuk ka hapesira TV. Prime Time-in e ka zene politika
– Fuga ; Pasioni im per teatrin me ben te qendroj ketu, ndoshta ne dem te nje jete me te mire per 3 vajzat e mia jashte vendit.
– Travel Club; A do behet Shqiperia? – Fuga ; Mund te jete bere por se kemi kuptuar ende:)
– Fuga ; Problemi nuk eshte godina e Teatrit (me kulle pa kulle, i ri apo rikonstruksion) por ligji qe i jep kompetenca te plota Ministres se Kultures mbi Teatrin. Thashethemnaja per projektin e teatrit eshte vetem per te mbuluar pikerisht kete projektligj.
– Fuga ; Kam rezerva per projektin e teatrit.