Fundjava me diell! Travel Club ju çon në….. Gramsh
Nuk keni vendosur se ku të kaloni këtë fundjavë? Travel Club sot ju sygjeroi Natyra Fest 2018! Është një festival që vjen për të dytin vit radhazi dhe këtë herë me itinerare të reja, destinacione mbresëlënëse të cilat presin vetem të zbulohen dhe eksplorohen nga ju që doni natyrën, aventurën dhe një dozë adrenaline.
Në një lidhje direkte me Radio Travel, një prej organizatoreve të këtij festivali, Aida Ciro na dha disa detja më shumë rreth Natyra Fest- Eja në Gramsh! Ajo u shpreh se: më 26 dhe 27 Maj,krahas itinerareve që janë bërë vjet, risi këtë vit janë: Zona e Liqenit të Dushkut, Shpellat e Tërvolit, Zona e Lenies, Tunja, Mali i Vinës, dhe Rovia e Kukurit. Gramshi tashmë është bërë pjesë e guidave të shumë operatorëve turistikë shqiptarë, ndaj dhe interesi ka qenë I madh për tu bërë pjesë e këtij festivali, theksoi Aida!
Aktiviteti përqëndrohet në ditën e shtunë e të djelë, ku të shtunën në mbrëmje qyteti do të ndizet nga tingujt muzikor, atmosfera argëtuese për të shkundur të gjithë lodhjen e ditës dhe për të mbledhur energjitë për aventurën e rradhës.