Dita Nderkombetare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike

Travel Club 18/04/2018

Data 18 Prill eshte dita nderkombetare e monumenteve dhe siteve arkeologjike.

Kjo ditë është krijuar nga ICOM (International Council of Museum – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) në vitin 1977 duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë dhe vazhdon të gëzojë popullaritet prej 40 vjetësh.

Gjatë kesaj dite afro 35,000 muze të shpërndara në 135 vende të botës nga të pesë kontinentet (Amerikë, Afrikë, Azi, Europë, Australi) përfshihen në aktivitete të ndryshme për të përkujtuar 18 Majin.

Ne kete dite shume prej muzeve dhe qendrave arkeologjike hapin dyert e tyre per vizitoret falas

Sot ne Travel Club kishim te ftuar per te folur rreth kesaj date te shenuar dhe aktivitetet qe ato kane pergatitur per kete ngjarje, perfaqesues te muzeve kryesore ne vend;

Z. Skender Bushi, arkeolog i Muzeut Kombetar

Z. Mehdi Hafizi – Drejtor i Muzeut te Krujes

Z. Ledion Lako, Drejtor i Muzeut Arkeologjik te Durresit

 

Skender Bushi - Arkeolog ne Muzeun Kombetar
Mehdi Hafizi - Drejtor i Muzeut te Krujes
Z. Ledion Lako, Drejtor i Muzeut Arkeologjik Durres




Muzeu Historik Kombetar ka planifikuar nje sere aktivitetesh ne kuader te Dites Nderkombetare te Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, kryesisht me nxenes shkollash me qellim afrimin e tyre me kulturen dhe historine e vendit tone. Cdo dite ka nje numer te madh turistesh te huaj dhe vendas qe vijne dhe vizitojne pavionet e ndryshme te Muzeut. Numri me I madh I vizitoreve te huaj jane me kombesi kineze. Turistet nga vendet perendimore jane me shume te interesuar te vizitojne pavionin e e historise se Shqiperise gjate regjimit komunist.

Jane me qindra numri i tyre që vizitojnë Krujën dhe natyrisht veprat historike siç është Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti, pazari karakteristik etj. Çdo ditë numri i tyre është në rritje të vazhdueshme. Nxënës të shkollave nga i gjithë vendi vijnë çdo ditë në këtë qytet e po ashtu nxënës shkollash nga Maqedonia, Mali i zi e Kosova. Sot Muzeu vizitohej nga 200 studente nga Tetova. Turistët e huaj shprehin vlerësimin e tyre të lartë për qytetin historik të Krujës dhe sidomos për Muzeun Kombëtar. Turistët kryesisht vijnë nga Anglia, Gjermania, Polonia, Italia, Çekia, Hungaria e deri nga SHBA dhe Japonia.

 

Muzeu Historik Kombetar ka planifikuar nje sere aktivitetesh ne kuader te Dites Nderkombetare te Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, kryesisht me nxenes shkollash me qellim afrimin e tyre me kulturen dhe historine e vendit tone. Cdo dite ka nje numer te madh turistesh te huaj dhe vendas qe vijne dhe vizitojne pavionet e ndryshme te Muzeut. Numri me I madh I vizitoreve te huaj jane me kombesi kineze. Turistet nga vendet perendimore jane me shume te interesuar te vizitojne pavionin e e historise se Shqiperise gjate regjimit komunist.




Current track

Title

Artist