Travel News

Page: 16

Shifrat e aeroportit të Frankfurtit flasin për një përmirësim të trafikut ajror. Pas lehtësimit të kufizimeve në pjesën më të madhe të botës, operatori “Fraport”, synon të arrijë objektivin prej 20-25 milionësh pasagjerësh. Drejtuesit e kompanisë parashikojnë një shifër të fitimeve vjetore nga 460 në 610 milion euro./radiotravel.al 

Prej datës 1 dhjetor, Italia do të nisë vaksinimin me dozën e tretë në grupmoshat 40-60 vjeç. Ministria e Shëndetësisë italiane informoi se për marrjen e dozës së tretë duhet të kenë kaluar 6 muaj nga cikli i dozave të para. “Doza e tretë është absolutisht strategjike për të ecur përpara me fushatën e vaksinimit”, […]

Parku kombëtar i Shebenikut po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga turistë vendas dhe të huaj. Sipas administratorit të këtij parku numri i vizitorëve në këtë sezon ka arritur në rreth 21 mijë të tillë. Destinacionet më të frekuentuara janë: Liqeni i Fushë-Studnës, Stebleva, Maja e Kallkanit, Liqenet akullnajore të Rrajcës, Maja e Shebenikut dhe […]

Shqipërisë do t’i duhen të paktën dhe 48 vite për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Kështu bën me dije një studim i Institutit Epik në Kosovë, i cili ka marrë në shqyrtim progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Sipas studimit, vendet që kanë më shumë mundësi për procesin e anëtarësimit janë […]

Porti i ri i jahteve në Vlorë pritet të krijojë deri në 500 vende pune. Përllogaritet që vetëm nga aktiviteti i Marinës do të krijohen rreth 4.3 milion euro në ekonominë e Vlorës ndërsa nëse përfshihet dhe aktiviteti i shërbimeve si hoteleria, restorantet etj, vlera arrin në mbi 20 milion euro në vit. Anije turistike […]

Kreu i Shoqatës së Transportit, Dashnor Memaj, thotë se çmimi i biletës në urban nuk do të rritet, pavarësisht vështirësive me të cilat ky sektor po haset.  Edhe pse transporti operon me flotë 90-100% të kapaciteteve të saj, trafiku, tejmbushja e autobusëve dhe vonesat e linjave vijojnë të mbeten problem. Heqja e akcizës dhe taksës […]

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) ka publikuar gjetjet e tij për dhjetë aeroportet më të mirë në botë për vitin 2020. Rezulton se shtatë nga dhjetë aeroportet më të mira janë në Kinë, ndërsa tre të tjerët janë në Shtetet e Bashkuara. Duke parë trafikun total të pasagjerëve, pati disa ndryshime të konsiderueshme në listë […]

Numri i turistëve të huaj që vijnë në Francë kanë qenë në rënie këtë vit për shkak të Covid-it, edhe pse udhëtarët nga Evropa gjithsesi nuk kanë munguar. Në dy javët e ardhshme, qeveria franceze pritet të shpallë një plan për mbështetjen e turizmit. Sektori punëson rreth dy milionë dhe përbën më shumë se 6% […]

Edhe pse kërkesa evropiane për udhëtime është rritur kohët e fundit për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit, vëllimet janë ende larg në krahasim me periudhën para pandemisë dhe nuk pritet të arrijnë këtë të fundit deri në vitin 2024. Konkluzione të tilla janë arritur përmes raportit tremujor të Trendeve dhe Perspektivave Evropiane dhe […]

Kuba është gati të rihapet për udhëtarët ndërkombëtarë. Vendi ka njoftuar se do të mirëpresë vizitorët duke filluar nga 15 nëntori. Vendi i jashtëzakonshëm i Karaibeve është një vend i preferuar në mesin e eksploruesve të cilët shumë shpejt do të përmbushin dëshirën e tyre për të udhëtuar në Kubë. Vendi ka parë një rënie […]


Current track

Title

Artist