Sot ne Travel Club ishim me Z. Matteo Petrotta , Drejtor i Pergjithshem i Sicily by Car Albania.
Sicily by Car eshte kompania me e madhe e Rent a Car ne Itali dhe prej 2 vjetesh eshte prezente edhe ne Shqiperi me zyrat e saj ne Tirane, Rinas, Vlore, Sarande dhe se fundmi edhe ne Durres.
Z. Perotta theksoi se pikat me te forta te Sicily by Car jane cmimet realisht me te uleta ne tregun e dhenies se makinave me qera, flota e madhe e Sicily by Car ne Shqiperi me 350 makina, prodhim i viteve 2016-2018.
Ne planet e aferta te Kompanise eshte zgjerimi i saj me zyra edhe ne Korce, Gjirokaster, Kukes dhe Shkoder si dhe rritja e flotes ne 650 makina.
Risija per vitin 2019 mbetet pasurimi i flotes me makina elektrike.
Nje vecori e Sicily by Car eshte edhe parkingu i saj ne Rinas ku mund te gjeni makina te perdoruar me moshe 2-3 vjecare dhe me nr te vogel km te bere (20.000-50.000 km te certifikuar) me nje cmim shume te mire dhe me nje vit garanci.